Pianistja rrëfen sakrificat e botës së artit: Mami ‘improvizoi’ pianon që ushtrohesha, me babain brodhëm gjithë natën…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pianistja rrëfen sakrificat e botës së artit: Mami ‘improvizoi’ pianon që ushtrohesha, me babain brodhëm gjithë natën…

Pianistja Ingrid Pulizo e ftuar në emsionin “Vizioni i Pasdites” rrëfeu fillimet e saj në botën e artit. Siç ajo tregon, gjithçka nisi me insitimin e prindërve të saj, më së tepërmi të mamasë së saj.

“Madje deri vonë ka qenë një debat që bëja mamin, sepse unë jam brezi që 18 vjeç na zuri ndryshimi dhe e shikonim veten vetëm se ku do të shtresëzoheshim megjithatë kur fillon një rrugë është e vështirë të dalësh”, tha ajo.

Megjithatë, ajo tregon se shumë shpejt u lidh me pianon dhe artin për të mos u shkëputur më kurrë.

“Në ato përpëlitjet deri në klasë të tetë, pastaj fillon shtresëzohesh”, tha ajo.

Advertisement

Nga ana tjetër, ajo rrëfen se brenga e saj mbetet një piano e ‘improvizuar’ nga e ëma, pasi në vitet e studimeve të saj ishte e vështirë të gjeje një instrument muzikor për t’u ushtruar.

“Një nga brengat e mia kur kemi filluar shkollën ne të mos themi që nuk studionim fare ne klasa e parë. Ishte ai mësimi i përditshëm që bënim me zyshën pastaj ime më pati sajuar një tastierë druri, sot duket…dhe është një nga pengjet e mia që ajo ka humbur në kohë. Duar më duar në ato kohë ka humbur dhe nuk u kthye më në bazë, ishte një tastierë kompesate se imë me punonte në “Misto Mame” dhe duhej patjetër të punoje më shumë”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe sakrificat e prindërve në emër të artit të saj, në një kohë ku vështirësitë ishin të shumta.

“Natë dimri kemi bredhur me babain për të gjetur dikë që të mund të lexonte një pllakë gramafoni të një koncerti që unë duhej të luaja dhe sot është një klikim interneti shumë i thjeshtë dhe variante pianistësh që ti mund të zgjedhësh”, tha ajo.

Advertisement

Ajo theksoi se ruan ende çdo shënim apo libër që nga koha e studimeve, të cilat i ruan me fanatizëm, duke i shpëtuar periudhës digjitale përballë kujtimeve fizike./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy