Sytë në portretet e pafajshme të fëmijëve, por dhe të moshuar duke kryer ritet fetare të të gjitha besimeve në qytetin e Jeruzalemit, vijnë përmes aparatit të fotografit me famë botërore Dmitry Brickman, në Galerinë e Artit në Tiranë. 120 fotografitë tregojnë larmishmërinë e trashëgimisë fetare dhe kulturore këtij qyteti.

 

ABAZ HADO

KURATOR
“Një artist, i cili e ka parë Jeruzalemin dhe ashtu siç e ka dhe titullin “Jeruzalemi nuk është thjeshtë një qytet” por është një qytet ku diversiteti i kulturave dhe besimeve është në pikën më të lartë. Është një vend ku ballafaqohen këto diversitete dhe ka një bashkëveprim dhe bashkëjetesë dhe pikërisht këtë moment ai do ta bëjë jo nëpërmjet pamjeve, jo nëpërmjet peizazheve po nëpërmjet relacioneve.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

25 lutje të 25 njerëzve me besime fetare të ndryshme, të fiksuara të gjitha në murin e famshëm të lotëve në Jeruzalem, vijnë me një mesazh të fortë për paqen, në një kohë kur bota po përjeton trazira.

 

ABAZ HADO
KURATOR
“Të gjithë këta njerëz besojnë, falen dhe janë në momente meditimi, momente të kërkimit të jetës, të paqjes, të lumturisë. Kemi parasysh se të gjithë këta njerëz të cilët kryejnë këto rite fetare pas tyre kanë një jetë sociale dhe bashkëjetojnë së bashku.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ekspozita “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet” vjen në kuadër të nismës “Shqipëria mikpret botën” në javën kulturore të Izraelit.