Një 11-vjeçar është arrestuar në Britani, pasi u kap duke drejtuar një mjet tip BMW, që po tërhiqte nga pas një rulot të vjedhur.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se 11-vjeçari u kap duke drejtuar mjetin në një autostradë në Londër.

“Ne nuk prisnim të gjenim një fëmijë të vogël në timon,” tha policia e North Yorkshire në një deklaratë. Mosha ligjore e vozitjes në Britani është 17 vjeç.

11-vjeçari u arrestua si i dyshuar për një sërë veprash, duke përfshirë vjedhje dhe shkelje të qarkullimit rrugor, duke përfshirë drejtimin e rrezikshëm. Megjithatë, ai u lirua me kusht në pritje të përfundimit të hetimeve. Po ashtu nën hetim janë marrë edhe prindërit e të miturit./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";