Miliona euro dhe paund vijojnë të sillen në mënyrë të paligjshme ne Shqipëri, duke u fshehur kryesisht në automjete që mbërrijnë përmes portit të Durrësit e Vlorës ose në rrugë tokësore.

 

Rasti më i fundit u zbulua në portin e Barit: Guardia di Finanza, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, finalizuan një operacion të rëndësishëm të konfiskimit të parave në një furgon që vinte nga Anglia drejt  Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një kontroll i kujdesshëm i kryer në mjetin me targa angleze në port,  bëri të mundur gjetjen e mbi 225 mijë paund.

 

Paratë, të ndara në dhjetëra tufa të mbështjellura, raporton Vizion Plus, ishin salduar fort brenda serbatorit, aq sa, për nxjerrjen e tyre, ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Portin e Barit, që nga fillimi i këtij viti, janë zbuluar 21 raste të trafikimit të parave, duke sekuestruat mbi gjysmë milioni euro.

 

Me 24 qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit në dy makina toyota yaris u gjetën 3.4 milionë euro të futura në 4 thasë. Sipas prokurorisë, automjetet vinin nga Belgjika, kishin kaluar në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas një njoftimi të Interpol Romës.

Por për këtë trafik, në fund nuk u penalizua askush.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";