minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
50 mijë euro të fshehura në atlete dhe në një libër, e pëson pasagjeri - Struga.info


50 mijë euro të fshehura në atlete dhe në një libër, e pëson pasagjeri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
50 mijë euro të fshehura në atlete dhe në një libër, e pëson pasagjeri

Zyrtarët e Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza gjetën gjatë inspektimeve në aeroportin e Malpensa mbi 50 mijë euro, të cilat ishin fshehur në atlete dhe midis faqeve të një libri.

Shuma e padeklaruar i përkiste një pasagjeri italian që kishte destinacion Dubain.

Ai iu tha autoriteteve se nuk po udhëtonte i vetëm dhe se së bashkë me të ishte edhe një partner biznesi.

“Bashkëpunëtorit”, gjatë kontrollit, i gjetën 10,615 euro. Edhe kjo sasi ishte e padeklaruar.

Advertisement

Një histori e ngjashme u regjistrua pak ditë më parë në po të njëjtin aeroport.

Një grua, e cila kishte për synim të ikte në Nigeri, u ndalua dhe i gjetën 60 mijë euro të fshehura në pakot e makaronave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy