Infermieri shqiptar i vjedh 6 mijë euro nga llogaria të moshuarit që vdiq nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Infermieri shqiptar i vjedh 6 mijë euro nga llogaria të moshuarit që vdiq nga COVID-19

Një infermier 41-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe me banim në Boltiere të Italisë, dhe e fejuara e tij, një 24-vjeçare nga Fara d’Adda, u raportuan në Prokurorinë e Bergamos për vjedhje ndaj një personi të paaftë për të kuptuar dhe për të patur dëshira.

Ata akuzohen se kanë grabitur 6 mijë euro nga një llogari bankare. Llogaria i përkiste një pacienti 66-vjeçar që ishte infektuar me koronavirus.

Advertisement

Për shkak të sëmundjes, ai vdiq. Këtë gjë e shfrytëzoi infermieri, që i vodhi llogarinë bankare me anë të kartës.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e çiftit u gjetën kompjuterë, televizorë dhe pajisje të tjera blera me paratë e vjedhura.

Infermieri shqiptar i vjedh 6 mijë euro nga llogaria të moshuarit që vdiq nga COVID-19 shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy