Mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, NATO nisi fushatën 78 ditore të bombardimeve kundër caqeve ushtarake në ish-Jugosllavi, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

 

Sulmet ajrore u ndërprenë më 10 qershor, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pesë vendet e përhershme anëtare, ranë dakord që në Kosovë të vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila administronte fazën tranzitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

 

23 vjet më pas, kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë solemne për të përkujtuar ngjarjet që do të cconin venin drejt pavarësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes një video mesazh, gjenerali amerikan, Ëesley Clark, atëkohë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, deklaroi se NATO bëri gjënë e duhur për popullin e Kosovës.

 

WESLEY CLARK

GJENERAL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë për demokratizmin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

 

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se lufta në Ukrainë po rikonfirmon se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e drejtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER, KOSOVE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Serbia edhe 23 vjet pas luftës nuk kërkon falje për krimet që ka kryer në Kosovë. Në vend që t’i hapë arkivat shtetërore që do të ndriçonin fatin e të zhdukurve me dhunë, pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjeocidale të Millosheviqit dhe e fajësojnë NATO-n për bombardime”.

 

23 vjet pas ndërhyrjes, rreth 4 mijë trupa të KFOR-it janë vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";