Bombardimet mbi Serbinë/ 22 vjet nga dita kur NATO “goditi” Millosheviç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bombardimet mbi Serbinë/ 22 vjet nga dita kur NATO “goditi” Millosheviç

Ishte ora 19:45 e datës24 mars të vitit 1999 kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, e cila përbëhej atë kohë nga dy republikat e ish-federatës, Serbia dhe Mali i Zi.

Sulmet ajrore, raporton Vizion Plus, filluan pas urdhrit të presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Atë natë, ai mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte vendosur angazhimin e Aleancës ne operacionin ushtarak, si mundësia e vetme e për ti dhënë fund genocidit në Kosovë.

Fushata përfshiu rreth një mijë avionë që u nisën nga bazat ajrore në Itali dhe Gjermani. Ata bombarduan forcat Serbe që kishin nisur fushatën e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Përveç pozicioneve ushtarake serbe, operacioni e NATO-s shënjestroi edhe ndërtesat qeveritare si dhe infrastrukturën e vendit, për të destabilizuar regjimin e Millosheviçit.

Advertisement

Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Sllobodan Millosheviq.

Më 11 qershor forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Lufta  një vjeçare la të vrarë afro 15 mijë njerëz dhe rreth 848 mijë shqiptarë të dëbuar nga  shtëpitë e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy