Një 38-vjeçare italiane humbi jetën në Shqipëri pak ditë më parë. Ajo  kishte ardhur për të kaluar pushimet në vendin tonë së bashku me familjen e saj.

E ëma e viktimës ka thënë për mediat italiane se vajza e saj ishte infektuar me Covid-19. Siç rrëfen nëna e saj, ajo u shtrua menjëherë në spital, por virusi i kishte prekur zemrën dhe nuk arriti të mbijetonte, pavarësisht ndihmës së mjekëve.

”Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte. Asistenca ishte shumë e shpejtë. Janë kujdesur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ndër të tjera nëna e saj. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";