Dyshohet se u p*rdhunua për 11 vite nga njerku shqiptar, flet 25-vjeçarja: Nëna ime nuk e dinte, ai ishte xheloz kur dilja me shoqet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyshohet se u p*rdhunua për 11 vite nga njerku shqiptar, flet 25-vjeçarja: Nëna ime nuk e dinte, ai ishte xheloz kur dilja me shoqet

Mediet greke kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar ditën e djeshme, ku një shqiptar akuzohet se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij që në vitin 2014.

36-vjeçari është vënë në pranga. Ai akuzohet se ka përdhunuar vajzën e partneres së tij 50-vjeçare qëkur vajza ishte 14 vjeç.

Në të njëjtën kohë ai akuzohet se ka filmuar aktet e tij të neveritshme dhe më pas e kërcënonte të miturën se do t’i publikonte.

Ngjarja e rëndë u zbardh mesnatën e së martës, kur 36-vjeçari dyshohet se përdhunoi sërish vajzën, tashmë 25-vjeçare, e cila vendosi të “thyejë” heshtjen dhe të raportojë tek autoritetet atë që kishte kaluar në duart e njerkut të saj.

Advertisement

Vajza ka folur për protothema.gr dhe deklaron se nëna e saj, e arrestuar gjithashtu, nuk ishte në dijeni të këtyre veprimeve.

“Nëna ime nuk kishte njohuri për të gjitha këto. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë dhe mamaja ime i hidhte kunja për të kuptuar pse ishte i tillë.

Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, thotë 25-vjeçarja që pritet të kontrollohet nga mjeku dhe nga një psikolog për të kapërcyer tronditjen./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy