Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri jashtë shtëpisë në Irak, pamjet nga momenti i vrasjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Influencerja e njohur e TikTok-ut në Irak ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja raportojnë se ylli i TikTok-ut Gufran Sawadi, e njohur me emrin Umm Fahad, është vrarë në mënyrë brutale nga një person ende i paidentifikuar.

Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri jashtë shtëpisë në Irak, pamjet nga momenti i vrasjes

Influencerja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së saj. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe e gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zonë.

Advertisement

Video tregon autorin e armatosur, i cili  qëllon drejt yllit të TikTok-ut. Pamjet u konfirmuan nga burime të sigurta të policisë së Bagdadit për CNN.

Sawadi ndante në TikTok video duke kërcyer. Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga autoritetet gjyqësore në Irak.

@om.fahd9معليكم بلكفشهًً 😜🤣🤣🤣🐆🐆🐆😡♬ الصوت الأصلي – om.fahd9

Në të kaluarën TikTokerja u dënua me gjashtë muaj burg për veprën penale të “prodhimit dhe publikimit të videove që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshm , shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy