5 alpinistë kanë ndërruar jetë pasi janë goditur nga një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë Elbrus, në kufirin e Rusisë më Gjeorgjinë.
Incidenti ndodhi kur një grup prej 19 alpinistësh ishin në një lartësi mbi 5,000 metra. Ndërkohë që janë shpëtuar 14 anëtarë të tjerë të grupit.
Ata u përballën me stuhi të fuqishme ere dhe me temperature -20 gradë. Gjatë ngjitjes dy anëtarë të grupit humbën jetën nga të ftohtit ndërsa dy të tjerë humbën vetëdijen dhe më pas ndërruan jetë .
Ndërsa ngjitja nuk konsiderohet teknikisht e vështirë, dhjetëra alpinistë humbin jetën çdo vit. Mali Elbrus është famëkeq për ndryshimet e papritura të motit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
