Temperatura deri në minus 20 gradë, humbin jetën 5 alpinistë në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperatura deri në minus 20 gradë, humbin jetën 5 alpinistë në Rusi

Pesë alpinistë kanë ndërruar jetë, pasi u goditën nga një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë, Elbrus, në kufirin e Rusisë më Gjeorgjinë.

Ministria Rajonale e Emergjencave e Rusisë, në një deklaratë për mediat konfirmoi se 14 anëtarë të tjerë të grupit janë shpëtuar në kohën kur po mbretëronte mot me erë të fuqishme, dukshmëri të vogël dhe temperaturë -20 gradë.

Ndërkohë alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, kur ishin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave.

Nga personat e shpëtuar, njëmbëdhjetë prej tyre u dërguan në spital me lëndime. Ndërkaq gjatë ngjitjes, një grua nuk u ndie mirë dhe u kthye bashkë me njërin nga udhërrëfyesit, tha Alimov, por vdiq më vonë në duart e tij.

Advertisement

Grupi tha se dy anëtarë vdiqën nga të ftohtit, ndërsa dy të tjerë e humbën vetëdijen dhe vdiqën derisa kanë arritur në fund të malit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy