Moti me vranësira dhe më i freskët, temperatura deri 22 gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe dukshëm më i freskët me erë të përforcuar veriore. Do të ketë edhe reshje të shiut, veçanërisht paradite, ndërsa në pjesët jugore lokalisht do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup, siç bëri të ditur DPHM, do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët, me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të arrijë deri në 14 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy