Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 24 gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar kryesisht nga drejtimi verior e cila përkohësisht do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Temperatura minimale do të bjerë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, i thatë dhe më i ngrohtë. Në orët e pasdites është e mundur edhe paraqitje e izoluar e shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy