Konfliktet që i dhanë fund martesës 7-vjeçare, Princ Leka “i dorëzon zemrën” fotografes, Elia i rikthehet skenës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konfliktet që i dhanë fund martesës 7-vjeçare, Princ Leka “i dorëzon zemrën” fotografes, Elia i rikthehet skenës

Ende në ujërat e hipotezave se i ka dhënë fund martesës me Elia Zaharian, Princ Lekës ju zbulua lidhja e re. Leka Zogu i “ka dorëzuar” zemrën fotografes së tij, Blerta Celibashit.

Kjo e fundit në fakt nuk ishte fotografe vetëm e Princit, por e familjes së tij, asokohe model dhe perfekte. Gjithë këto detaje lindën dyshime se divorci mes çiftit ka ardhur si shkak i tradhtisë. Ishte mikesha dhe kolegia e Elias, Luli Bitri që vulosi zërat se Princi ka tradhtuar Elia Zaharian.

Por gjykata ka hedhur poshtë gjithë akuzat për tradhti duke renditur si më poshtë shkaqet që sollën tradhtinë:

Së pari, konfliktet e vazhdusheme, mungesa e komunikimit së dyti, ndërprerja e bashkëjetesës, së treti.

Advertisement

Këto tri arsye janë pranuar nga të dya palët, duke hedhur kështu poshtë aludimet për tradhti, siç përflitet prej muajsh.

Pas bujës së madhe të divorcit dhe video-skandalit nga pallti mbretërorë, Elia Zaharia i është kthyer skenës së Teatrit, ku mban edhe statusin e Drejtoreshës. Nga ana tjetër, Princi dhe fotografja duken të pandarë dhe daljet e tyre në kryeqytet dorë për dore janë gjithmonë e më të shpeshta. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy