Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga përmbytjet në ishullin Iskia në Itali. Mes 3  fëmijëve që kanë humbur jetën, njëri ishte i porsalindur. Ndërkohë 8 persona rezultojnë të zhdukur. Trupi i një 6-vjeçareje është gjetur i mbuluar nga balta, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë edhe për prindërit e saj. 20 persona  janë zhvendosur në disa banesa në via Pera di Passo, të cilët ende po vuajnë mungesën e ujit dhe energjisë elektrike.

 

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi që të mos ju rrezikohet jeta. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, teksa janë akorduar 2 milionë euro për ndërhyrjet e para. Fondi  do të përdoret për strehimin e përkohshëm të qytetarëve që iu janë rrënuar banesat, apo për të siguruar ushqim dhe çdo nevojë tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shirat e dendur shkaktuan rënie të dherave nga malet, duke marrë përpara makina e autobusë që përfunduan në det.