Maqedonia e Veriut ka regjistruar këto 24 orë 7 viktima dhe 115 të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup me 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga 6 raste në Dibër dhe Shtip.

Në total, Maqedonia e Veriut ka shënuar 341 viktima dhe 7046 të infektuar, duke u konsideruar si vendi i parë më i prekur në rajonin e Ballkanit.

Nga ana tjetër, raportohet për 40 pacientë të tjerë të shëruar, nga të cilët 26 janë nga Shkupi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

7 viktima dhe 115 të infektuar me koronavirus sot në Maqedoninë e Veriut shkruan Vizion Plus.