3 viktima sot në Maqedoninë e Veriut, bie numri i të infektuarve me COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
3 viktima sot në Maqedoninë e Veriut, bie numri i të infektuarve me COVID

Maqedonia e Veriut regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 3 viktima dhe 88 raste të reja me koronavirus, shifra më e ulët në 2 javët e fundit. Dy personat që humbën jetën ishin nga Shkupi, ndërsa një nga qyteti i Shtipit.

Viktimat ishin mbi 60 vjeç dhe me sëmundje tjera kronike. Autoritetet shëndetësore thanë se këtë të hënë u regjistruan 123 pacientë të shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë, në total janë 385 viktima, ndërsa raste aktive janë 3,486.

Sipas të dhënave të publikuara, pas një periudhe të gjatë, numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve, përkatësisht nga 8,197 të regjistruar me koronavirus, të shëruar janë 4,326 pacientë.

Advertisement

3 viktima sot në Maqedoninë e Veriut, bie numri i të infektuarve me COVID shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy