8 Marsi sjell në qendër të vëmendjes luftën e grave për barazi dhe drejtësi. Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”, dhjetëra qytetare kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit në kosovë. Në këtë aktivitet morën pjesë presidentja në detyrë Vjosa Osmani si dhe lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

 

Edhe ne disa vende të Evropës gratë marshuan për të drejtat e tyre. Dhjetëra protestues u mblodhen para Komisionit Evropian për të marshuar për barazinë gjinore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në Francë gratë e kanë shfrytëzuar këtë ditë për të protestuar. Aktivistët francezë për të drejtat e grave u mblodhën në Paris për të marshuar kundër seksizmit dhe dhunës.Në sheshin e Republikës u shpalos një banderolë të madhe ku shkruhej “Ndalo vrasjen e grave”.

 

Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel në një mesazh me rastin e 8 Marsit tha se në këto ditë të vështira të pandemisë kërcenohet barazia gjinore në të gjithë sferat e jetës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duhet të sigurohemi që pandemia nuk po na rikthen në stereotipet e vjetra gjinore që menduam se i kishim kapërcyer. eshtë e papranueshme që gratë të luajnë një rol vendimtar në mbështetjen e shoqërisë sonë, por në të njëjtën kohë nuk marrin pjesë në mënyrë të barabartë në vendime të rëndësishme në politikë, ekonomi edhe shoqëri. Çështjet e punës dhe kujdesit ndaj fëmijëve edhe për shkak të mësimdhënies online, gjatë pandemisë kane rënë më tepër mbi shpatullat e grave.”

 

Grumbullimet për rastin e 8 Marsit këtë herë kanë qenë më të pakta edhe për shkak të pandemisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";