minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Maqedoni, gratë shtatzëna vazhdojnë të mos shkojnë në punë, nga 23 shtatori kthehen gratë që shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lehonisë - Struga.info


Maqedoni, gratë shtatzëna vazhdojnë të mos shkojnë në punë, nga 23 shtatori kthehen gratë që shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lehonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedoni, gratë shtatzëna vazhdojnë të mos shkojnë në punë, nga 23 shtatori kthehen gratë që shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lehonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se në mbledhjen e djeshme është marrë vendim për kthimin në punë të punëtorëve, përfshirë këtu edhe gratë që shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lehonisë.

Nga Qeveria shprehen se nga 23 shtatori personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lehonisë do të vazhdojnë me punë të rregullt, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria po ashtu i miratoi propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për gratë shtatzëna që të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat e miratuara nga Qeveria dhe ata lirohen nga puna.

Lexo po ashtu:

Advertisement

Maqedoni, nga 23 shtatori në punë kthehen të sëmurët kronikë, gratë që shfrytëzonin pushimin e lehonisë dhe prindërit

Një nga vendimet qeveritare të djeshme ishte edhe kthimi i punëtorëve të sëmurë kronikë ndërsa përjashtim ishin pacientët të cilëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë duhet të japin vërtetim nga mjeku specialist./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni, gratë shtatzëna vazhdojnë të mos shkojnë në punë, nga 23 shtatori kthehen gratë që shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lehonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy