Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Salerno-Reggio Calabria, Itali.
Drejtuesi i një kamioni ka humbur konttrollin e mjetit, duke u përmbysur dhe duke përshirë në aksident edhe 7 automjete të tjera.
Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident kanë humbur jetën dy persona, dy avokatë të njohur në Itali, Mario Valiante, vëllai i ish-kryebashkiakut të Baronissi dhe gruaja e tij, Ëilma Fezza, këshilltare bashkiake në Salerno nga 21 qershor 2007 deri më 15 maj 2011.
Bëhet me dije se ka dhe dhjetrëra të plagosur. Në vendngjarje ndodhen mjekët, ekipet e zjarrëfikësve si dhe policia./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";