Përmbyset kamioni me emigrantë në Meksikë, humbin jetën 53 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbyset kamioni me emigrantë në Meksikë, humbin jetën 53 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në jug të Meksikës. Të paktën 53 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjera janë plagosur, pas përplasjes së një kamioni.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare bëhet me dije se rreth 100 emigrantë nga Amerika Qendrore po transportoheshin me kamion.

Mjeti mësohet se pësoi një problem dhe u përplas e në fund mbeti i përmbysur në mes të rrugës. Pamjet tregojnë se shumë emigrantë përfunduan të shpërndarë rreth mjetit.

Ky është një nga aksidentet më të rënda të këtij lloji në Meksikë, pasi përveç viktimave shumë persona janë në gjendje të rëndë.

Advertisement

Mes viktimave ka burra, gra e fëmijë dhe mësohet se ata vinin nga Hondurasi dhe Guatemala.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy