Rusia e ka forcën për t’i treguar vendin armiqve të saj, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu është shprehur Dmitry Medvedev, një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit dhe president i Rusisë në periudhën 2008-2012.

Ai siguroi se Moska “do ta shkatërrojë planin rusofob të Perëndimit, që kërkon të përçajë Rusinë”.

Medvedev, i cili sot është sekretar i këshillit të sigurimit rus, tha se SHBA po mbush botën me rusofobi, në mënyrë që ta gjunjëzojë Rusinë e më pas ta shkatërrojë atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Por, nuk ka për të funksionuar. Rusia ka forcën për t’i treguar vendin armiqve të saj”, theksoi Medvedev.