Derbi i madh britanik mes Anglisë dhe Skocisë u mbyll në barazim 0 me 0.
Rezultat që nuk i dha mundësi Anglisë që të sigurojë matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër ndonëse me 4 pikë, shanset janë të mëdha.

Sakaq Skocia ka ende një shpresë nëse mund Kroacinë në takimin e fundit. Duel shumë i luftuar në Wembley, aty ku skocezet me shpirt gare mbi të gjitha jo vetëm që përballuan mirë Anglinë por ishin mnë të rrezikshëm në tërësinë e ndeshjes.

Anglezet rastin më të mirë e patën në pjesën e parë me njnë shtyllë të Stones, ndërsa skocezet qenë të rrezikshëm në disa momente me O’donnell, Mc.Ginn dhe Dykes. Edhe në pjesën ë dytë Mc.Ginn ishte kërcënues sikurse edhe Dykes dhe Hanley.

Përfundimisht dueli britanik mbyllet 0 me 0. Anglia ndan vendin e parë me Cekinë ndërsa Kroacia dhe Skocia me nga 1 pikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";