Italia shpallet kampione e Europës/ Anglia në “zi” kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia shpallet kampione e Europës/ Anglia në “zi” kombëtare

Italia është shpallur kampione e Europës per here te dyte ne histori! Te kaltrit fituan me penallti finalen e madhe ne Wembley pasi koha e rregullt dhe shtesat kunder Anglise perfunduan 1 me 1.

” Tre luanet” shenuan qe ne start me ane te Shaw dhe e mbyllen pjesen e pare ne avantazh duke luajtur më mirë pasi nuk i dhane shanse shenimi italianeve. Mirepo ne pjesen e dyte muzika ndryshoi dhe italianet jo vetem që shenuan me ane te Bonuccit, por dominuan krejtesisht ndeshjen duke pasur disa mundesi shenimi.

Gjithsesi 90 minutat u mbyllen 1 me 1 por Italia humbi sherbimet e Chieses dhe Insigne te demtuar. Ne shtese ekipet ishin shume te kujdesshme! Gola nuk pati më, keshtu qe u deshen penalltite per momentet me dramatike. Belotti gaboi per italianet, por ne krahun tjeter Donnarumma ishte hero me pritjen ndaj Sanchos teksa Rashford goditi shtyllen. Jorginho se mbylli dot ndeshjen por Saka u hipnotizua nga Donnarumma ne penalltine e fundit qe i dha edhe fitoren Italise. Azzurreve i mungonte nje Europian qe nga 1968 ndersa Anglia duhet te prese me shume se 55 vite per nje trofe te madh pasi te vetmin deri tani, Kupen e Botes ne 1966.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy