Çfarë është pasaporta e gjelbër kombëtare? Italia gati ta përdorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë është pasaporta e gjelbër kombëtare? Italia gati ta përdorë

Italia është gati të mirëpresë turistët.

 

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio u shpreh se është duke u punuar për të pritur turistët e huaj me një siguri totale, ndërsa shtoi se duhet t’i krijohet mbështetje sektorit të turizmit, tregtisë dhe restoranteve.

 

Advertisement

“Ne jemi duke u rihapur, me synimin për të rifilluar turizmin dhe ekonominë. Ne duhet të bëjmë biznes dhe të krijojmë vende pune. Italia është e gatshme dhe ne jemi duke punuar për të kapërcyer tërësisht shtetrrethimin.”

 

Nga ana tjetër, kryeministri Mario Draghi deklaroi se gjithë italianët do të mund të udhëtojnë në rajonet portokalli ose të kuqe me një pasaportë të gjelbër kombëtare, në pritje të hyrjes në fuqi të asaj europiane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy