Më shumë se 30 anije nga flota detare ruse nisën manovrat stërvitore pranë gadishullit të Krimesë. Kremlini e kishte paralajmëruar më herët stërvitjen, por lëvizjet vijnë pasi vendet perëndimore paralajmëruan se një agresion rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë nga momenti në moment.

Sipas Moskës, qëllimi i kësaj stërvitje është mbrojtja e bregdetit të Krimesë dhe flotës së saj në Detin e Zi nëpërmjet komunikimit detar.

Rusia ka mbledhur më shumë se 130 mijë trupa ushtarak në kufirin me Ukrainën. Të enjten nisi edhe stërvitja e përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, edhe kjo si pjesë e rritjes së tensionit me Ukrainën.

Aleatët ndërkombëtare, nga ana tjetër vijojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe municione. Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan dërgimin e 3 mijë trupave ushtarake shtesë në Poloni, në gatishmëri nëse ushtria ruse do të hyjë në Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";