SHBA sanksionon anijet ruse, kundër ndërtimit të gazsjellësit rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA sanksionon anijet ruse, kundër ndërtimit të gazsjellësit rus

Edhe pse Uashingtoni dhe Moska janë zotuar për dialog dhe përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe, sinjalet nuk duken pozitive. Shtetet e Bashkuara zyrtarisht kanë futur në listë të zezë dhjetëra anije ruse, që janë të përfshira në ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”.

 

Ky projekt në detin Baltik, është thuaje në përfundim dhe duke kaluar përmes Ukrainës, Bjellorusisë e shteteve të tjera, do të shpërndajë gazin rus në Gjermani.

 

Advertisement

Ky njoftim i Departamentit amerikan të Thesarit vjen pas kritikave nga republikanët në Kongres, lidhur me planet e mëherëshme të Shtëpisë së Bardhë, se nuk do të përfshijë operatorin rus të gazsjellësit në listën e sanksioneve.

 

Presidenti Xho Bajdën është shprehur kundër ndërtimit të “Rrjedhës Veriore 2” duke konsideruar se do të rrisë varësinë e Gjermanisë ndaj energjisë ruse dhe kjo do ta bëjë Berlinin më të ndjeshëm ndaj politikave të Kremlinit. Ndërsa kritikët shtojnë se rritet mundësia që ky projekt ta privojë Ukrainën dhe shtetet e tjera që të përfitojnë nga tarifat e tranzitit.

 

Advertisement

Megjithatë, gazsjellësi është mbështetur nga qeveria e kancelares Angela Merkel dhe vëzhguesit politikë shrephen se kreu i shtëpsië së bardhë nuk dëshiron që të nxisë konflikt me një aleate të SHBA-së për këtë çështje.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy