SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Administrata e presidentit Joe Biden ka shtuar shtatë laboratorë studimi dhe prodhues kinezë të kompjuterëve në listën e zezë të eksportit në një konflikt me Pekinin mbi teknologjinë dhe sigurinë.

Kjo masë është shenja e fundit që tregon se Bideni mbështet fuqishëm ato kundër kompanive të teknologjisë së Kinës, që nga Washingtoni shihen si kërcënim potencial.

Bideni ka thënë se dëshiron të ketë marrëdhënie më të mira me Pekinin, por nuk ka dhënë sinjale se do t’i heqë sanksionet e vendosura nga Donald Trump në gjigantin Huawei dhe kompani të tjera, shkruan AP.

Trumpi pati tentuar të detyrojë pronarët kinezë të TikTokut t’ia shiste SHBA-së njësinë e vetë atje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy