Marrëdhëniet diplomatike midis Katarit dhe katër shteteve arabe, të cilat i kanë vënë embargo për tre vjet, janë rikthyer.

Ministri i Jashtëm saudit, princi Faisal bin Farhad, u tha gazetarëve se vendet janë pajtuar “për t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet” në një samit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të mbajtur të martën.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i kanë ndërprerë lidhjet me Katarin në vitin 2017, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit.

Katari i ka mohuar akuzat dhe i ka hedhur poshtë kushtet për t’i dhënë fund bllokadës së pjesshme, duke përfshirë mbylljen e rrjetit të transmetimit Al Jazeera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në muajt e fundit, Kuvajti dhe ndërmjetësuesit amerikanë i kanë rritur përpjekjet për t’i dhënë fund bllokadës.

Në samitin e së martës në qytetin saudit al-Ula, udhëheqësit e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit nënshkruan një marrëveshje që, sipas princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, konfirmon “stabilitetin dhe solidaritetin tonë”.

“Sot ekziston një nevojë e dëshpëruar për t’i bashkuar përpjekjet tona, për të promovuar rajonin tonë dhe për t’u përballur me sfidat që na rrethojnë, veçanërisht me kërcënimet që paraqet programi i raketave bërthamore dhe balistike të regjimit iranian dhe planet e tij për sabotim dhe shkatërrim”, tha bin Salman.

Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Omani, Kuvajti dhe Katari./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";