Koronavirusi/ Arabia Saudite: S`ka haxh për pelegrinët e huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koronavirusi/ Arabia Saudite: S`ka haxh për pelegrinët e huaj

Koronavirusi/ Arabia Saudite: S`ka haxh për pelegrinët e huaj

Për të parën herë në historinë moderne, pelegrinët e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin në Arabinë Saudite. Arsyeja është koronavirusi i ri. Myslimanëve që duan të udhëtojnë për këtë qëllim drejt Mekës, do t`i duhet të presin një vit.

Në një lëvizje të paprecedent, Ministria e Haxhit dhe Umrahit në mbretërinë e Gjirit tha se vetëm një “numër shumë i kufizuar” i myslimanëve nga kombësi të ndryshme, që tashmë banojnë në Arabinë Saudite do të jetë në gjendje të kryejë haxhin, i cili këtë vit bie në fund të muajit korrik.

“Ky vendim është marrë për t`u siguruar që haxhi të kryhet në mënyrë të sigurt nga perspektiva e shëndetit publik teksa respektohen të gjitha masat parandaluese dhe protokollet e nevojshme të distancës sociale për të mbrojtur njerëzit nga rreziqet që lidhen me këtë pandemi”, sqarohet në një deklaratë të saj.

Advertisement

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman i aftë dhe që ka mundësi financiare, është i detyruar ta kryejë të paktën një herë në jetë. Çdo vit rreth 2.5 milionë myslimanë nga më shumë se 180 vende të botës marrin pjesë në këtë pelegrinazh, që përfshin një seri lutjesh dhe ritualesh përgjatë pesë deri në gjashtë ditëve ne qytetin e shenjtë të Mekës.

Arabia Saudite po përpiqet ta mbajë nën kontroll situatën me pandeminë. Në këtë vend janë shënuar 161.000 raste me COVID-19, ndërsa prej kësaj sëmundje kanë humbur jetën 1.300 vetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy