Tre sulmues kanë hapur zjarr në fundjavë në Irapuato, në rajonin qendror meksikan Guanajuato, që është kthyer në një nga pikat më të nxehta të dhunës së bandave në vend.

Vrasësit hapën zjarr në një qendër rehabilitimi nga drogat duke vrarë 10 burra në atë që u quajt luftë për territore mes bandave.

Tre sulmuesit e paidentifikuar shënjestruan qendrën e rehabilitimit të drogave në qendrën industriale të Irapuato, institucione këto të cilat kanë qenë dhe herë të tjera objektiv i bandave prej elementëve me të shkuar kriminale.

Presidenti i vendit Andres Manuel Lopez Obrador është zotuar se do të marrë masa kundër dhunës por megjithë izolimin e koronavirusit vrasjet kanë vijuar në rritje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Muajin e kaluar policia në Meksikë gjeti 12 trupa në një kamion, që besohet se ishin viktima të luftës mes kartelave të drogës. Trupat u zbuluan në autostradën e Huetamo, 450km larg kryeqytetit Mexico City.