Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, iu bashkua udhëheqësve evropianë dhe botërorë në nderimin e kancelares gjermane Angela Merkel në fund të samitit të saj të fundit të BE-së.

“Faleminderit! Bota i ka rezistuar shumë stuhive. Shumë njerëz, vajza dhe djem, burra dhe gra, kanë një model për t’u ndjekur në momente të vështira. Unë e di pse jam një prej tyre,” tha ish-presidenti amerikan në një video të postuar në Twitter.

Këshilli Europian zhvilloi ceremoninë e lamtumirës për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila do të largohet përfundimisht nga skena politike. Merkel drejtoi Gjermaninë për 16 vite dhe cilësohet si “grua e hekurt”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";