Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ekzistuese ndaj programit të dronëve dhe raketave të Iranit, tha të hënën kryediplomati i bllokut Josep Borrell.

Borrell tha se sanksionet e reja zgjerojnë “zonën gjeografike të këtij kuadri për të mbuluar dërgesat me dron dhe raketa jo vetëm në Rusi”, por edhe përfaqësuesit e Iranit në rajon.

Sanksionet do të zgjerojnë listën e komponentëve të bllokuar nga eksportimi nga BE-ja që përdoren në prodhimin e dronëve dhe raketave.

Vendimi i BE-së vjen pas sulmit të fundit të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, i cili erdhi pas një sulmi të dyshuar izraelit në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA javën e kaluar njoftoi sanksione të reja ndaj 16 personave dhe dy subjekteve të lidhura me programin e Iranit për dron./vizionplus.tv