SHBA vendos sanksione të reja kundër Iranit, pas sulmit ndaj Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA vendos sanksione të reja kundër Iranit, pas sulmit ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Cak i sanksioneve është prodhuesi iranian i dronëve, pas sulmit të Iranit kundër Izraelit në fundjavë.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një komunikatë për media se sanksionet e reja janë vendosur kundër 16 individëve dhe dy subjekteve, të lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit, përfshirë prodhimin e motorëve të dronit Shahed të Iranit, i cili u përdor për ta sulmuar Izraelin më 13 prill.

Thesari theksoi se do të vendoste sanksione edhe kundër pesë kompanive në juridiksione të shumta, të cilat i ofrojnë kompanisë së Iranit, Khuezetan Steel Company, materiale përbërëse për prodhimin e çelikut.

Edhe liderët e Bashkimit Evropian vendosën të mërkurën t’i rrisin sanksionet kundër Iranit, pas sulmit të tij kundër Izraelit, i cili ka shkaktuar shqetësime për shpërthimin e një konflikti të gjerë në Lindjen e Mesme.

Advertisement

Irani tha se e kreu sulmin e 13 prillit si hakmarrje për sulmin e dyshuar izraelit ndaj një konsullate iraniane në Siri më 1 prill.

Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pa treguar se si dhe kur.

Irani ka thënë se cilëson këtë çështje të mbyllur, por ka paralajmëruar se, në rast të hakmarrjes “qoftë edhe më të voglën” në territorin iranian, përgjigja e tij do të ishte “e jashtëzakonshme dhe e ashpër”. /REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy