Lufta në Lindjen e Mesme, Britania e Madhe dhe SHBA shpallin sanksione të reja ndaj Iranit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Lindjen e Mesme, Britania e Madhe dhe SHBA shpallin sanksione të reja ndaj Iranit

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë sanksionuar kompanitë iraniane të përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit dhe Marina e Gardës Revolucionare Islamike janë midis 13 kompanive të reja nën regjimin e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

SHBA-të thanë se masat e sanskionet e saj synojnë 16 individë dhe dy organizata që mundësuan prodhimin e UAV-ve të Iranit, duke përfshirë motorët që fuqizojnë dronët Shahed të Iranit, shkruan Sky News.

Gjithashtu në shënjestër të SHBA-së janë vendosur edhe tre degë të prodhuesit iranian të automjeteve Bahman Group, për të cilin tha se kishte mbështetur materialisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Advertisement

Kujtojmë se gjatë fundjavës Irani lëshoi dronë dhe raketa kundrejt Izraelit, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit vdekjeprurës në ambasadën iraniane në Siri, sulm të cilin Irani ia ka atribuuar Izraelit.

Ndërkohë Perëndimi i ka bërë thirrje dy vendeve që të mos përshkallëzojnë situatën dhe të arsyetojnë me logjikë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy