BE vendos për sanksione të reja pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE vendos për sanksione të reja pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Izraeli dhe SHBA po rrisin presionin ndaj BE-së për të mbajtur një linjë më të ashpër ndaj Iranit dhe për të ecur përpara me sanksionet pas sulmit të tij ndaj Izraelit gjatë fundjavës.

Kështu, BE mori vendimin që të vendosë saksnione të cilat synojnë kompanitë dhe subjektet që prodhojnë dronë dhe raketa në Iran.

Aleatët perëndimorë janë të shqetësuar për raportet e inteligjencës se Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike dhe se të dy vendet mund të krijojnë një marrëdhënie të fortë bashkëpunimi në teknologjinë e raketave.

Ndërkohë, Uashingtoni po frenon kufizimet e reja për naftën iraniane, pavarësisht ndikimit të madh që mund të ketë një veprim i tillë.

Advertisement

“Është e qartë se Irani vazhdon të eksportojë naftë”, tha të mërkurën Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

“Kjo mbetet në fokus si një zonë e mundshme që mund të godasim .”

Megjithatë, diplomatët e BE-së thanë se nuk po shqyrtonin aktualisht sanksionet e naftës.

BE-ja dhe aleatët e saj G7 po shqyrtojnë tani vendosjen e sanksioneve ndaj transportuesit kryesor të Iranit, Iran Air, për të cilin diplomatët thonë se do ta gjunjëzonte linjën ajrore pasi të mos merrte më pjesë rezervë për avionët Boeing dhe Airbus./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy