Bashkimi Europian vendosi të njohë certifikatat e vaksinës së koronavirusit të 3 vendeve, përfshirë Turqinë. Komisioni i BE-së njoftoi se u vendos që t’u jepet “ekuivalencë” certifikatave të vaksinës Covid-19 të aplikuara nga Turqia, Maqedonia e Veriut e Ukraina dhe se vendimi do të jetë i vlefshëm që nga 20 gushti.

Në deklaratë sqarohet se 3 vendet do të lidhen me sistemin e certifikatave të vaksinave të BE-së, sepse certifikatat e vaksinave që ata lëshojnë do të kenë të njëjtat kushte si “Certifikata dixhitale e COVID të BE-së” dhe do të pranohet në të gjitha vendet e anëtare.

Ky vendim do të lehtësojë udhëtimet reciproke të sigurta.  Sipas mediave turke të gjithë ata  që kanë përfunduar dozën e dytë të vaksinës mund të marrin “Kartën e Vaksinës COVID-19” përmes aplikacionit online.

Certifikata e vaksinës në fjalë përmban informacione të ndryshme si emri, mbiemri, numri i identitetit TR, data e lindjes, llojet e vaksinave të administruara, prodhuesit dhe datat e vaksinimit. Vaksina që ka përdorur masivisht Turqia për imunizimin e popullsisë  është coronavak , e cila është përdorur masivisht edhe në vendin tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por në një kohë që prej datës 20 gusht shtetasit turq të vaksinuar me këtë vaksinë mund të lëvizin në Bashkimin e Europian, shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze e kanë të pamundur të lëvizin pas një test PCR që vërtetojnë se janë të pa infektuar.  Certifikata e vaksinimit e vendit tonë, që lëshohet nga E-Albania nuk njihet nga e sistemi dixhitali i vendeve të Bashkimit Europian.