Danimarka do t’i dhurojë 250 mijë doza të vaksinës Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia do të marrë 250 mijë doza vaksine kundër COVID-19 nga Qeveria e Danimarkës. Qeveria daneze do të shpërndajë një milion doza, nga 250 mijë do të marrin Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, dhe një milion doza të tjera të vaksinës AstraZeneka do të shkojnë në mekanizmin ndërkombëtar për shpërndarjen e vaksinave KOVAKS.

Siç thanë nga Ambasada e Danimarkës në Beograd, në situatën aktuale epidemiologjike, autoritetet shëndetësore daneze kanë përfshirë vaksinën e prodhuesit “AstraZeneka” si një mundësi. Meqenëse kërkesa për këtë vaksinë është shumë e kufizuar, autoritetet daneze vendosën të ndajnë sasinë e porositur të vaksinave AstraZeneka me vendet që kanë nevojë për të.

“Donacionet për Ballkanin Perëndimor do të përfshijnë doza të vaksinës Astra Zeneka, të cilat Danimarka i ka porositur dhe paguar, por që nuk janë dorëzuar ende. Tani jemi duke punuar mbi donacionet që do të realizohen në muajt e ardhshëm”, thonë nga ambasada.

Ndryshe, në Maqedoni vetëm personat mbi 60 vjeç janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneka./Telegrafi/

Advertisement

Danimarka do t’i dhurojë 250 mijë doza të vaksinës Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy