
Ish-çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës, më 25.04.2024 ka vendosur të zgjidh martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias.
Ne vendimin e zbardhur të gjykatës thuhet ndër të tjera se tre arsyet që kanë cuar këtë martesë në divorc janë:
Së pari, konfliktet e vazhdusheme, mungesa e komunikimit së dyti, ndërprerja e bashkëjetesës, së treti. Këto tri arsye janë pranuar nga të dya palët, duke hedhur kështu poshtë aludimet për tradhti, siç përflitet prej muajsh.
Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia./vizionplus.tv
Advertisement
Advertisement