Kush rrahu kë? Nis seanca gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush rrahu kë? Nis seanca gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Po mbahet në gjykatën civile seanca gjyqsore për Princ Lekën dhe aktoren Elia Zaharian të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. As Princi dhe as Elia nuk janë paraqitur në seancë e cila po ndiqet nga avokatët përkatës.

Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe. Pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë urdhër mbrojtje për njeri-tjetrin.

Kujtojmë se Princ Leka denoncoi në polici më 6 mars babin e Elias, Gjergj Zaharian me akuzën se e ka dhunuar dhe e ka goditur me sende të forta. Nga ana tjetër edhe Gjergji bërë një denoncim me të njëjtën akuzë për Princin, duke mohuar deklaratat e këtij të fundit.

Video e xhiruara nga Princ Leka është bërë pikërisht pas këtij konflikt. Elia dëgjohet duke akuzuar e agravuar Princin se i ka dhunuar të atin 73-vjeçar.

Advertisement

Pas divorcit që vjen pas 7 vitesh martesë dhe rreth 15 vitesh lidhje dashurie, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, 26-vjeçarja nga Poliçani.

Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy