MSH Maqedoni: Arritën 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se dërgesa e parë e vaksinës Pfizer mbërriti këtë pasdite, të cilën thonë se e kanë siguruar përmes negociatave të drejtpërdrejta me këtë prodhues të vaksinave kundër Covid 19.

“Bëhet fjalë për 10,530 doza të vaksinës Pfizer, të cilat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit nga e mërkura në vendin ku bëhet vaksinimi në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Imunizimin e Kovidit”, thonë nga MSH.

Kjo është sasia e dytë e vaksinave “Pfizer”, ndërsa të parën RMV e mori si donacion nga Serbia (4.500 doza), me të cilat e dhe filloi vaksinimin.

Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë vaksinuar mbi 35 mijë qytetar, prej të cilëve 13 mijë me vaksinën AstraZeneca./Telegrafi/

Advertisement

MSH Maqedoni: Arritën 10.530 doza të vaksinës “Pfizer” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy