Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të anullojë krejtësisht shtetrrethimin e vendosur nga Ministria e Brendshme Turke dhe që ishte njoftuar për këtë fundjavë në 15 provincat më të populluara të vendit. Një masë e tillë ishte lënë në fuqi për fundjavat si dhe festat kombëtare, e qe respektuar edhe për Fiter Bajram, në 24 maj.

Por tani, papritmas, presidenti turk ka zgjedhur ta heqë atë plotësisht! Një ditë më parë ndërkohë u njoftua se Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete në muajin qershor, dhe deri më tani ka arritur marrëveshje paraprake me 15 shtete. Turqia i mbylli kufijtë në kuadër të masave për të luftuar koronavirusin e ri.

Fluturimet e brendshme u rikthyen të hënën në disa provinca, ndërsa Ankaraja i ka lehtësuar ndjeshëm kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";