Në Ditën Ndërkombëtare për Abort të Sigurt, gra dhe punonjëse të sistemit të shëndetësisë në Belgjikë protestuan duke bërë thirrje që gratë në gjithë Evropën e gjithë botën të kenë të drejta të njëjta për abort. Protesta u mbajt jashtë ambasadës së Polonisë në Bruksel, ndërsa në Poloni aborti është i paligjshëm.

 

Në shenjë proteste, punonjëse të sistemit të shëndetësisë në Belgjikë u shfaqën duke u fotografuar njësoj siç fotografohen prej autoriteteve policore personat e dyshuar për krim, ndërsa qëndruan përpara pankartave me pranga në duar dhe duke bërë thirrje që e drejta për abort të jetë e njëjtë si në Evropë dhe në botë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Poloni, në shumicën e e rasteve, aborti është i paligjshëm.

 

Një vend ku mbizotëron besimi Katolik dhe qeveria është thellësisht konservatore, aborti lejohet rrallë, kur jeta e gruas është në rrezik, ose nëse shtatëznia është pasojë e përdhunimit apo incestit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërprerja e shtatzënisë për shkak të anomalive të fetusit ishte e lejuar deri në vitin 2020, kur gjykata vendosi se aborti në rrethana të tilla binte ndesh me Kushtetutën.

 

Anne Verougstraete thotë se puna e saj si gjinekologe është që të ndihmojë gratë të kenë fëmijë kur ato të duan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot është Dita Botërore për Abort të Sigurt dhe ne shohim se edhe në Evropë, ka ende gra që vdesin si pasojë e abortit të pasigurt, kur nuk ka asnjë arsye të ndodhë. Qëllimi i teknikave që zbatohen është të shpëtojnë jetë dhe disa vende kanë vendosur të mos shpëtojnë jetën e këtyre grave”, shprehet gjinekologia Anne Verougstraete.

 

“Fatkeqësisht, edhe në Evropë, në Poloni aktualisht, nuk ekziston e drejta për abort, edhe nëse shëndeti i gruas është në rrezik. Është diçka e tmerrrshme sepse shumë gra ekspozohen nga rrezikut, sepse u duhet të shkojnë ne vende të tjera për të kryer abort”, shprehet Dominique Deshayes, nga Amnesty International.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo tha se kërkesa e tyre është që aborti të lejohet në të gjithë botën dhe që aborti të jetë i sigurt e të mos rrezikojë jetën e grave.

 

Protesta e sotme u drejtua nga Organizata Amnesty International dhe u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Abort të Sigurt./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";