SHBA,protesta për ligjin e abortit/ Gratë dhe vajzat rrethojnë gjykatën në Uashington

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA,protesta për ligjin e abortit/ Gratë dhe vajzat rrethojnë gjykatën në Uashington

Ligji i Texasit kundër abortit është pasuar me një valë masive protestash në të 50 shtetet amerikane ndërsa këtë të hënë Gjykata Supreme pritet të thotë fjalën e fundit.

Në Uashington mijëra vajza dhe gra rrethuan institucionin më të lartë të drejtësisë i cili gati 50 vjet më parë njohu të drejtën e grave për abort në vendimin historik “Roe kundër Wade”.

Tani gjykata me shumicë konservatore, duket e gatshme të shkojë në drejtim të kundërt. I ashtuquajturi Akti i Rrahjeve të Zemrës gjithashtu i jep çdo individi të drejtë të padisë mjekët që kryejnë një abort pas periudhës gjashtë javore. Mbështetësit thonë se qëllimi i tij është të mbrojë të palindurit.

Politikanët në disa shtete të tjera të dominuara nga republikanët po shqyrtojnë kufizime të ngjashme. Ndërkohë, aktgjykimi mund të ndryshojë vendimin historik në vitin 1973, i cili mbron të drejtën e një gruaje për abort deri në fillim të tremujorit të tretë apo 28 javë në një shtatzëni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy