Premtime për jetë më të mirë, partitë vazhdojnë fushatën për zgjedhjet kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.

Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.

Dimitar Kovaçevski nga Kërçova premtoi se nëse LSDM i fiton zgjedhjet do t’i rritë pagat për punëtorët dhe do ta ulë papunësinë.

“Programi është real, i zbatueshëm dhe përmban politika dhe masa autentike socialdemokrate. Premtojmë paga dhe pensione më të larta, shumë përfitime për të rinjtë tanë, mbështetje më të madhe të kompanive të brendshme për rritjen e investimeve dhe rritjen e numrit të punësuarve. Premtojmë ulje të papunësisë në numër njëshifror prej 7%. Për bujqit e vërtetë, do të sigurojmë mbështetje prej 1,35 miliardë euro”, u shpreh Dimitar Kovaçevski.

Advertisement

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit të fitojë 61 deputetë, aq sa nevojitet për të bërë shumicën parlamentare.

“Mendoj se edhe ju edhe të gjithë të tjerët e kanë të qartë se OBRM-PDUKM në këto zgjedhje është afër shumicës në Kuvend dhe nuk do të isha befasuar nëse do të kemi 61 deputetë në Kuvendin maqedonas. Për mua, dështimi nuk është dështim. Para se gjithash, ajo që ndodhi në rrethin e parë, falënderim për qytetarët maqedonas, falënderim deri te të gjithë ata që e dhanë votën e tyre për presidenten e ardhshme, Gordana Siljanovska Davkova”, tha Hristijan Mickoski.

Ali Ahmeti nga Fronti Europian, nga Haraçina deklaroi se e vetmja mënyrë për të parandaluar ikjen e të rinjve dhe për t’i rikthyer ata që janë në vendet perëndimore, është anëtarësimi i vendit në BE.

“Ne gati gjysmën e popullsisë e kemi në Evropë Perëndimore, po na ikin edhe të tjerët. Si ti ndalim të mos na largohen dhe të na rrallohen njerëzit dhe si t’i kthejmë ata që janë andej. Sigurisht që zgjidhje ka dhe zgjidhja është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ashtu siç janë kthyer në vendet e tyre, fillo nga Bullgaria e përfundon nga Spanja”, tha Ali Ahmeti.

Advertisement

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, premtoi se programi i tyre parashikon 500 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare.

“Veçmë kemi lansuar disa nga pikat programore të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e komunave tona, ku është paraparë që në komunat me shumicë shqiptare të ndahen rreth 500 milionë euro për projekte infrastrukturore. Këtë më së miri e dinë dhe e ndjejnë tetovarët se çfarë do të thotë që kemi një pushtet të përgjegjshëm, një pushtet që realizon projekte në interes të tyre”, tha Bilall Kasami.

Theksojmë që më 8 maj, përveç zgjedhjeve kuvendare, do të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/

 

Advertisement

Premtime për jetë më të mirë, partitë vazhdojnë fushatën për zgjedhjet kuvendare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy