Joe Biden kritika ndaj Gjykatës së Lartë, që nuk bllokoi frenimin e abortit në Teksas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden kritika ndaj Gjykatës së Lartë, që nuk bllokoi frenimin e abortit në Teksas

Presidenti Joe Biden dënoi të enjten vendimin e Gjykatës së Lartë për të mos bllokuar një ligj të ri të Teksasit që ndalon shumicën e aborteve në këtë shtet dhe udhëzoi agjencitë federale të bëjnë atë që munden për të “mbrojtur gratë dhe ata që ofrojnë shërbime për abortit” nga pasojat e këtij ligji.

Disa orë më parë, në mesnatës, Gjykata e Lartë thellësisht e ndarë lejoi që ligji të mbetet në fuqi në frenimin më të madh të abortit në vend që kur gjykata legalizoi të drejtën e abortit në shkallë vendi një gjysmë shekulli më parë.

Gjykata votoi 5-4 për të refuzuar marrjen në shqyrtim të një kërkese urgjente nga grupet e të drejtave të abortit për ta bllokuar ligjin, por gjithashtu sugjeroi që urdhri i tyre ka të ngjarë të mos ishte fjala e fundit dhe se ndaj tij mund të paraqiten sfida të tjera.

Presidenti Biden tha se administrata e tij do të nisë një “përpjekje të të gjithë qeverisë për t’iu përgjigjur këtij vendimi” dhe do të shqyrtojë “çfarë hapash mund të marrë qeveria federale për të siguruar që gratë në Teksas të kenë akses për aborte të sigurta dhe të ligjshme të mbrojtura nga ligji “Roe vs Wade”.

Advertisement

Ai tha se gratë duhet të mbrohen nga “ndikimi i skemës së çuditshme të Teksasit”. Ligji kundër abortit në Teksas është i pazakontë, pasi u jep qytetarëve të thjeshtë të drejtën për të ngritur padi kundër klinikës, apo mjekut që kryen abortin dhe kujtdo që “ndihmon ose përkrah” një abort pas gjashtë javësh. Ata që fitojnë padi të tilla do të marrin nga humbësi deri në 10,000 dollarë.

Presidenti Biden, i cili është vënë nën presionin e demokratëve për të zgjeruar madhësinë e Gjykatës së Lartë, ka urdhëruar një rishikim të gjykatës që pritet muajin e ardhshëm.

Ligji i Teksasit, i nënshkruar nga guvernatori republikan Greg Abbott në maj, ndalon abortet sapo profesionistët mjekësorë të zbulojnë aktivitetin kardiak të fetusit, zakonisht rreth gjashtë javë pas shtatëzanisë dhe para se shumë gra të dinë se janë shtatzëna.

Ky është ligji më i rreptë kundër të drejtave të abortit në Shtetet e Bashkuara që nga vendimi historik i Gjykatës së Lartë në çështjen “Roe vs Wade” në vitin 1973 dhe pjesë e një përpjekje më të gjerë nga republikanët në mbarë vendin për të vendosur kufizime të reja mbi abortin.

Advertisement

Të paktën 12 shtete të tjera kanë miratuar ndalime të abortit në fillim të shtatzënisë, por të gjitha janë bllokuar të hyjnë në fuqi.

Urdhri i Gjykatës së Lartë që refuzon të ndalojë ligjin e Teksasit erdhi pak para mesnatës të së mërkurës. 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë thanë se votuan për ta refuzuar bllokimin e ligjit pasi argumentet nuk kishin përmbushur kriteret e nevojshme për të mos e lejuar ligjin të hyjë në fuqi.

Grupet kundër abortit e përshëndetën veprimin e gjykatës.

“Ne po festojmë këtë vendim për atë çka është, një hap në drejtimin e duhur drejt fundit të qartë të ligjit për abortin që është me të meta fatale dhe duhet të shfuqizohet,” tha në një deklaratë Kristan Hawkins, presidenti i organizatës Studentët për Jetën e Amerikës.

Advertisement

Teksasi ka kohë që ka pasur disa nga kufizimet më të ashpra në vend për abortin, përfshirë një ligj gjithëpërfshirës të miratuar në vitin 2013. Gjykata e Lartë përfundimisht e hodhi poshtë atë ligj, por jo para se të mbylleshin më shumë se gjysma e 40 klinikave të abortit në këtë shtet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy