Britney Spears reagon pas ngjarjes së dhunshme: Mamaja ime më ngriti kurth

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britney Spears reagon pas ngjarjes së dhunshme: Mamaja ime më ngriti kurth

Britney Spears tregoi këmbën e saj të mavijosur dhe të enjtur në Chateau Marmont në Los Angeles – dhe fajësoi nënën e saj për nxitjen e dramës.

“Vërtet e përdredha kyçin e këmbës ”, tha këngëtarja e “Circus” në një video të postuar në Instagram të enjten.

“Eshte kaq keq. Po përpiqesha të bëja një kërcim në dhomën e ndenjes së Chateau, dhe unë rashë – u turpërova – dhe kaq.

Spears vazhdoi: “Mjekët erdhën menjëherë në derën time. Natyrisht, shkaktoi këtë skenë të madhe, e cila ishte aq e panevojshme, dhe gjithçka që më duhej ishte akulli.

Advertisement

Ajo më pas akuzoi mamanë e saj, Lynne Spears, se ishte përfshirë në situatë, duke shkruar në mbishkrimin, “Unë nuk kam folur me të për 6 muaj dhe ajo telefonoi menjëherë pasi ndodhi para se të dilte lajmi. Më ngriti kurth si atëherë. Sinqerisht nuk e duroj dot. Do doja të kisha gjyshe.” Është e paqartë nëse artistja po fajësonte mamanë për thirrjen e mjekëve ose për nxjerrjen e lajmeve në shtyp.

Në fund të shkrimit ajo falenderoi avokatin e saj, Mathew Rosengart, duke e falënderuar atë që u interesua pë incidentin.

“P.s ky njeri është i mrekullueshëm !!! Ai është si një baba për mua dhe më ndihmoi mbrëmë !!! Unë të adhuroj dhe admiroj zoti Mathew !!!” shkroi Britney krahas një fotoje të Rosengart.

Princesha e Pop-it ka folur për incidentin që kur Page Six konfirmoi se mjekët u thirrën në dhomën e saj të hotelit të enjten pak para orës 1 të mëngjesit. Ajo u pa në një seri fotosh së bashku me të dashurin e saj, Paul Richard Soliz, dhe mjekët jashtë Chateau.

Advertisement

Ndërsa Britney këmbënguli se lëndimi ndodhi ndërsa ajo po tentonte një kërcim, burimet treguan se mjekët u thirrën pas një debati me të dashurin e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy