Lirohet pas 26 vitesh burg Dontae Sharpe, nga Karolina e Veriut, i cili ishte dënuar gabimisht për vrasje. BBC shkruan se falja i është dhënë nga guvernatori. Sharpe ishte përpjekur gjatë këtyre viteve që të luftonte për pafajësinë e tij, ndërsa ishte arrestuar në vitin 1994.

“Emri i familjes sime është pastruar. Është një barrë nga supet e mia dhe të familjes sime.”- u shpreh ai para gazetarëve.

Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë duke shpallur faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";